Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit argjentinas Sergio Aguero. Në fakt, burime të afërta me klubin francez kanë bërë të ditur për mediumet franceze të hënën se PSG-ja tashmë ka nisur kontaktet me Agueron, i cili në verë do të mbetet futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me Manchester Cityn.
Aguero është i vendosur që në verë të largohet nga ekipi anglez dhe të refuzojë rinovimin e kontratës pasi dëshiron një aventurë tjetër në futbollin evropian. Këtë edicion, Aguero ka pasur telashe të shumta me lëndimet dhe ka shënuar vetëm dy gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat për Cityn. 32-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2011 kurse interesim për shërbimet e tij kanë treguar edhe Juventusi e Barcelona.
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...