PSG-ja e do me çdo kusht top yllin e Barcelonës, ai ka klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh

08:15 | 9 Prill 2024
K.B

Paris Saint-Germaini nuk ka hequr dorë nga shpresat e tyre për të nënshkruar me Gavin nga Barcelona, përkundër dëshirës së fortë të blaugranasve për ta mbajtur mesfushorin.

PSG-ja kishte identifikuar spanjollin si një kandidat të mundshëm për transferim verën e kaluar, pasi synuan që të sjellin një lojtar të ri për të bërë revolucion në mesfushë dhe L’Equipe ka raportuar se Gavi mbetet lartë në listën e kandidatëve të mundshëm.

Nënshkrimi me 19-vjeçarin nuk do të jetë aspak i lehtë për kampionët francezë, pasi Barcelona nuk dëshiron që të shesë një ndër lojtarët e saj më të çmuar, kontrata e të cilit skadon në 2026 dhe që ka një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh.

E vetmja rrugë e cila mund ta shohë Gavin të largohet nga Barcelona është për shkak të vështirësive financiare të klubit.

Presidenti Laporta duhet të shesë disa yje në të ardhmen e afërt, para se të krijohen mundësitë për të investuar në lojtar të rinj, por Xavi kishte kërkuar që ata do të luftojnë fortë që të sigurohen se Gavi nuk do të largohet.

“Gavi duhet të qëndrojë, ai duhet të jetë njëri ndër kapitenët e ekipit në të ardhmen. Ne gjithmonë flasim për largimi, por Gavi duhet të jetë e ardhmja e Barcelonës”, kishte thënë Xavi në muajin shkurt.

Gavi është momentalisht jashtë fushave për shkak të lëndimit të rëndë që ka pësuar në gju dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë më në pjesën e mbetur të sezonit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme