Paris Saint Germain është duke planifikuar të nënshkruaj me sulmuesin Antoine Griezmann nga Atletico Madridi në rast se Neymar rikthehet në Spanjë.
Braziliani është përfolur shumë për kalim në La Liga gjatë javëve të fundit pas një interesimi të raportuar nga ish klubi i tij – Barcelona dhe Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.
Neymar u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori kur kaloi nga Camp Nou në Parc des Princes gjatë verës së vitit 2017 për një tarifë befasuese prej 222 milionë euro dhe ka qenë tepër i suksesshëm në vitin e tij të parë në Paris.
Duke shënuar 39 gola brenda 40 paraqitjeve të tij të para për gjigantin francez, kjo i ka ndihmuar atij të marr një status të heroit te tifozët e PSG-së, por sipas ‘The Sun’, anësori i pakuptueshëm dëshiron të siguroj një rikthim në Barcelonë.
Në rast se Neymar përfundon duke u larguar nga PSG në vitin 2019, klubi tashmë është duke menduar sulmuesin Griezmann si shënjestrën e tyre kryesore.
Superylli 27-vjeçar është njëri nga lojtarët më të mirë në Evropë dhe prandaj Atletico ka përfshirë një klauzolë të shitjes prej 150 milionë euro në kontratën e tij aktuale në mënyrë për të shmangur ndonjë kërkues të mundshëm.
Parisienët janë një superfuqi në botën e futbollit ditëve të sotme dhe qëllimi i tyre kryesor është për të siguruar trofeun e Ligës së Kampionëve në një të ardhme të afërt, gjë që do të thotë se ata nuk mund të përballojnë shitjen e lojtarëve të tyre më të mirë pa pasur një plan të sigurt./arbresh.info/
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...