Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani i është ofruar Inter-it si zëvendësuesi i Alexis Sanchez.
Inter do e rikthejë Sanchez të Manchester United, pasi nuk kanë para për të kompletuar transferimin e kilianit, shkaku i koronavirusit që ka ndikuar negativisht në buxhet, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Gazzetta dello Sport, Cavani i është ofruar “Neurazurëve” nga “Parisienët”.
Mirëpo, uruguaiani mund të apelojë këtë vendim, shkaku që i skadon kontrata me 30 qershor dhe nëse vendos të largohet si lojtar i lirë.
Të interesuar për Cavani-n janë Atletico Madrid, Chelsea dhe Manchester United, por thuhet se lojtari do e rinovojë kontratën me gjigantin francez.
Nëse ndodh që Cavani të mbetet në “Parkun e Princave” do të bëjë që Mauro Icardi të rikthehet te Inter./arbresh.info.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg