Paris Saint-Germain i ka shitur një pakicë aksioneve fondit amerikan Arctos, pas njoftimit të Nasser Al-Khelaifi disa muaj më parë se ai dëshironte të gjente blerës dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtar.
Katar Sports Investments (QSI) njoftoi këtë partneritet të ri me Arctos, i cili nuk do të ndikojë në çështjet sportive të klubit apo fuqinë vendimmarrëse mbi PSG-në.
Fondi amerikan do të marrë 12.5% të klubit, për një kontribut prej 531 milionë euro. Me këtë aksion, vlera e përgjithshme që i është dhënë kompanisë PSG është 4.25 miliardë euro.
“Ky partneritet do të formojë bazën e fazës së ardhshme të rritjes globale të PSG-së dhe do të drejtojë sukseset futbollistike dhe komerciale të klubit”,-shpjegon klubi parizian.
Fondi i investimeve QSI bleu PSG-në në vitin 2011 nga pronari i mëparshëm Colony Capital, me klubin që vlerësohej në 70 milionë euro në atë kohë.
CILI ËSHTË FONDIT ARCTOS
Arctos Partners, me seli në Dallas, u themelua në vitin 2019 dhe ka interesa në disa organizata sportive profesionale në mbarë botën si MLB (Major League Baseball), NBA (North American Basketball League), MLS (Major League Soccer), NHL (Liga Amerikan e Hokejt në Akull), Formula 1 dhe disa ekipe futbolli në Evropë./SS
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje