Mbrëmjen e sotme (e martë), Barcelona lëshoi një deklaratë zyrtare duke konfirmuar që klubi do të hap procedura ligjore kundër ish sulmuesit të tyre – Neymarit.
Lexo edhe: Arsyeja pse Lionel Messi nuk ka nënshkruar ende kontratë të re te Barcelona
25-vjeçari u largua nga Barcelona në fillim të këtij muaji për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, por Barcelona nuk ka qenë e kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar gjërat, transmeton portali arbresh.info.
Përmes deklaratës zyrtare të lëshuar, klubi spanjoll ka kërkuar nga Neymari t’i paguaj atyre tarifën prej 8.5 milionë për shkeljen e kontratës si dhe një interes prej 10 për qind.
Si përgjigje ndaj kësaj, klubi i ri i Neymarit ka lëshuar tani një deklaratë zyrtare duke kritikuar “qëndrimin e Barcelonës”.
Klubi në Liga 1 është i “befasuar” nga qasja e Barcelonës në këtë çështje. PSG insiston që ata dhe Neymari kanë “respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat e zbatueshme” gjatë transferimit.
Sidoqoftë, kjo nuk duket se do t’i jap fund kësaj çështje.
Neymar ka startuar në mënyrë të jashtëzakonshme te gjiganti francez, megjithëse niveli i futbollit duket të jetë dukshëm më i lehtë sesa ai me të cilën është mësuar në Spanjë./arbresh.info
https://twitter.com/PSG_English/status/900094970866139136
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre