Bazuar në një raport nga gazeta e besueshme L’Equipe, ndeshja e PSG-së në Ligë të Kampionëve kundër skuadrës serbe Red Star Belgrade ishte e “kurdisur”.
UEFA thuhet se së fundmi ka marrë informata që një drejtor serb ka vënë në bast 5 milionë euro në mposhtjen e skuadrës së tij me një deficit prej 5 golave kundër PSG-së (rezultati përfundimtar ishte 6 me 1 në favor të klubit francez), transmeton portali arbresh.info.
Napoli tani është duke ndjekur me shumë kujdes situatën për shkak se ata janë gjithashtu në të njëjtin grup me të dy skuadrat.
UEFA është duke shqyrtuar rastin dhe priten së shpejti informata të tjera.
Aktualisht nuk ka informata të mjaftueshme për të lidhur ndonjë lojtarë me këto akuza, por UEFA sigurisht se do të publikojë informata të reja në lidhje me këtë çështje brenda ditëve të ardhshme.
“Është një befasi e madhe për ne që të lexojmë në L’Equipe për akuza për kurdisje të ndeshjes. Ne i hedhim poshtë plotësisht këto akuzime”, është përgjigjur PSG rreth kësaj çështje.
Ndeshja mes PSG-së dhe skuadrës serbe Red Star Belgrade është zhvilluar në fillim të këtij muaji./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe