Manchester United i është ofruar mundësia për të transferuar sulmuesin, Edinson Cavani nga PSG.
Uruguaiani këtë sezon nuk ka qenë gjithmonë titullar, për shkak të formës së mirë të Mauro Icardit, i cili për momentin po shkëlqen te kampioni i Francës.
Sipas Manchester Evening News, sulmuesi dëshiron të largohet nga “Parku i Princave” këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti francez është i gatshëm ta shesë lojtarin dhe raportimet e fundit thonë se ia kanë ofruar “Djajve të Kuq”.
Nga ana tjetër, United ka formuar një treshe mjaftë të rrezikshme në sulm me Rashford, Martial dhe Greenwood të cilët kanë shënuar 39 gola në të gjitha garat.
Mirëpo, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga klubi që të transferojë edhe një qendërsulmues.
Cavani mbetet i lidhur me transferimin në Atletico Madrid, ndërsa për “Parisienët” këtë sezon ka shënuar pesë gola në 14 paraqitje./arbresh.info.
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?