Paris Saint Germain i është kthyer fitoreve pasditen e sotme (e shtunë) duke siguruar tri pikë ndaj Lilles.
Pas disfatës së parë sezonale në ligë javën e kaluar ndaj Strasbourgit dhe asaj në mesjavë në Ligë të Kampionëve kundër Bayern Munichut, PSG ka regjistruar fitore me rezultat 2 me 1 ndaj Lilles, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht mungesës së superyllit të transferuar për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, Neymar, gjë që u vlerësua të jetë problematike, skuadra Unai Emery siguroi tri pikë të plota në Parc des Pricnes.
Goli i epërsisë u realizua nga Angel di Maria në minutën e 28′ pas një asistimit të bukur nga talenti Kylian Mbappe. Në fillim të pjesës së dytë, parisienët dyfishuan epërsinë përmes Javier Pastores (49′). Di Maria ishte asistues i këtij goli.
Katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, mysafirët ngushtuan epërsinë për 2 me 1 duke realizuar një gol të bukur përmes El Ghazit që u inkuadrua në fushë gjatë pjesës së dytë.
Megjithatë, përveç asistimit, Kylian Mbappe arriti të realizoi edhe një gol në sekondat e fundit të ndeshjes. 18-vjeçari realizoi për 3 me 1 në portë të zbrazët.
Paris Saint Germain tani ka 44 pikë në krye të tabelës, 12 më shumë se Lyoni në pozitën e dytë, ndërsa Lille qëndron në pozitën e 17 me vetëm 18 pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e realizuar në këtë ndeshje:
https://streamable.com/13v50
https://streamable.com/subyg
https://streamable.com/t3p6g
https://streamable.com/7so3f
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...