Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të verës, ndërsa klubi francez tashmë po punon për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm për sulmuesin.
Ndër emrat që kanë dalë si kandidatë të mundshëm për të mbushur boshllëkun pas largimit të Mbappes është sulmuesi nigerian Victor Osimhen.
Megjithatë problemi qëndron tek çmimi i lartë i nigerianit, pasi presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis ka deklaruar se nuk dëshiron të dëgjoj për ofertat nën 120 milionë euro.
Në një përpjekje për ta bërë më të lirë nënshkrimin e Osimhen, PSG janë të gatshëm të ofrojnë disa futbollistë për Napolin që çmimi i sulmuesit nigerian të ulet.
Sipas raporteve të gazetës italiane Il Mattino dhe të konfirmuara nga Nacional Cat, klubi parisien do të ishte i gatshëm të përfshinte Marco Asensio, Carlos Soler dhe Kang-in Lee në negociata.
Këta tre lojtarë, vlera e të cilëve në treg arrin në 62 milionë euro, mund të jenë pjesë e strategjisë për të bindur Napolin të ulë kërkesat e tyre financiare.
Përkundër përpjekjes së PSG-së, duket e vështirë që De Laurentis të pranojë këtë propozim, pasi ai dëshiron të marrë 120 milionët në mënyrë që të investojë në klubin e tij.
Përveç PSG-së, në garë për Osimhen janë edhe klubet e mëdha angleze si Chelsea, Manchester United dhe Arsenal. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...