Paris Saint-Germain është klubi i fundit që dëshiron shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Pogba është lënë mënjanë për Djajtë e Kuq që nga fundit i dhjetorit dhe të gjithë presin që ai të largohet nga Old Trafford në fund të sezonit.
Situata e tij po përcjellët me kujdes nga shumë klube të mëdha evropiane, të cilët e duan lojtarin në ekipin e tyre gjatë afatit të verës.
Ndërsa Juventusi mbetet favorit për të nënshkruar me yllin e Unitedit, Pogba, gjatë verës, PSG është ndër klube tjera të interesuara për francezin.
Sipas Le10 Sport, kampionët e Ligue 1 tani po shikojnë mundësinë e transferimit të Pogbas dhe janë gati të rivalizojnë deri në fund me Juventusin.
Për mesfushorin francez interesim të madh ka shprehur edhe Real Madridi.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...