PSG hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me Bellingham

09:15 | 18 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Paris Saint-Germain (PSG) duket se ka refuzuar një mundësi të artë për të rrëmbyer talentin e Real Madiridit, Jude Bellingham.

Sipas Le Parisien, PSG mori vendim për të refuzuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin nga Borussia Dortmund vitin e kaluar, shkruan Arbresh.info.

Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, vendosi të mos e ndiqte lojtarin pasi ai kishte sytë te shfaqja e një talenti premtues 17-vjeçar, Warren Zaire-Emery.

Adoleshenti ka nisur të pesë ndeshjet e PSG-së në Ligue 1 në sezonin aktual.

Derisa Bellingaham po shkëlqen në Madrid, madje fitoi edhe çmimin lojtari i muajit në La Liga./Arbresh.info/

Të ngjashme