Google ADS

PSG heq dorë nga sulmuesi Alexis Sanchez?

18:16 | 3 Qershor 2017
Arbresh Info

Paris Saint Germain raportohet se ka vendosur për t’i dhënë fund garës së tyre për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Së fundmi është pretenduar se Alexis Sanchez është njëri nga lojtarët që është duke u konsideruar nga skuadra francezi si ylli që mund t’i rikthej atyre titullin në Liga 1 sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: I pamëshirshmi Jose Mourinho njofton kosovarin Adnan Januzaj për të ardhmen e tij

Megjithatë, bazuar në ‘Le Parisien’, vazhdimi i garës për të nënshkruar me sulmuesin kilian është duke u vlerësuar si “shumë i vështirë dhe i kushtueshëm”.

Alexis Sanchez ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me skuadrën në Emirates, por Arsenali dhe trajneri Arsene Wenger kanë mbajtur një qëndrim të përbashkët duke thënë se nuk do t shesin lojtarin për asnjë çmim.

Lexo edhe: Shënjestra e jashtëzakonshme që Xherdan Shaqiri ka vendosur te Stoke City

Sanchez është kërkuar për transferim edhe nga gjiganti gjerman Bayern Munich./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme