Paris Saint-Germain ka fituar ndaj Strasbourgit me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligue 1.
Pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit, gjiganti parisien është ringjallur dhe është kthyer te fitoret, por kësaj radhe në kampionat duke mposhtur Strasbourgin.
Ishin mysafirët ata të cilët befasuan duke shënuar në minutën e gjashtë për 0-1 me anë të Jean-Eudes Aholou, por PSG reagoi shpejt me tri gola në këtë pjesë.
Fillimisht ishte Julian Draxler, i cili shënoi në minutën e 10-të për 1-1, ndërsa në minutën e 20-të ishte Neymar, i cili shënoi një supergol për epërsinë 2-1.
Vetëm një minutë më vonë ishte Angel Di Maria që u përkujdes për të shënuar për 3-1 dhe me këtë rezultat dërgoi skuadrën e tij në pushim.
Në pjesën e dytë, përsëri ishin mysafirët që shënuan të parët, pasi në minutën e 67-të ishte Stephane Bahoken që shënoi për 3-2, por që PSG përsëri reagoi me dy gola tjerë.
Ishte sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, i cili shënoi në minutat 73′ dhe 79′ për të vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimit prej 5-2.
Pas kësaj fitore, PSG vazhdon kryesimin në Ligue 1 me 68 pikë, ndërsa Strasbourg në vendin e 14-të me 30 pikë. Në ndeshjen e radhës, parisienët e presin Marseillin, ndërsa Strasbourg e pret Montpellierin. /Telegrafi/
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS