PSG gati të ndërroj Xavi Simons me Harry Kanen

16:13 | 17 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Paris Saint-Germain është gati t’i ofrojë Xavi Simons, Tottenham Hotspurin në një përpjekje për të nënshkruar me Harry Kane këtë verë.

PSG është gati për të ri-nënshkruar Xavi Simons nga PSV vetëm një sezon pasi lojtari iu bashkua skuadrës holandeze pasi aktivizoi një klauzolë kthimi në kontratën e tij.

Ndërsa ka bisedime që PSG ta dërgojë mesfushorin në huazim në sezonin e ardhshëm, Gianluca Di Marzio raporton se klubi francez mund të konsiderojë përfshirjen e Simons si pjesë e një oferte për të nënshkruar Harry Kane nga Tottenham Hotspur së bashku me një tarifë të konsiderueshme transferimi.

Bayern Munich aktualisht është favorit për të marrë kapitenin anglez. Presidenti i nderit i klubit, Uli Hoeness, ka thënë me vetëbesim se klubi do të sigurohet që ata të nënshkruajnë me Kane gjatë verës.

Megjithatë, edhe PSG po duket e vendosur për të sjellë yllin e Tottenhamit në Paris.

Skuadra e Premier League ka mbajtur gjatë gjithë kohës që Kane nuk është në shitje këtë sezon, pavarësisht se kontrata e tij skadon në 2024./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme