PSG ka për plan ta blejë sulmuesin e Interit, Mauro Icardi dhe me pas ta shesë te Juventus.
Drejtori sportiv i “Bianconerëve”, Fabio Paratici që një kohë të gjatë është duke u munduar ta transferojë argjentinasin në “San Siro”, por të gjitha ofertat janë duke u refuzuar nga rivali, Inter.
Icardi është huazuar gjatë verës në “Parkun e Princave” me mundësi blerje në fund të sezonit për 70 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave italiane, PSG nuk e do në skuadër Icardin, por planifikon ta blejë nga Inter për 70 milionë euro në fund të sezonit dhe me pas ta shesë te Juventusi.
Si këmbim nga “Zonja e Vjetër” e do mesfushorin, Miralem Pjanic i cili pritet të largohet në fund të sezonit.
Nëse ndodh ky transferim, atëherë Inter do të fitojë 15 milionë euro sepse ia ka bërë me dije “Parisienëve” se duhet të paguajnë nëse ia shesin Icardin ndonjë skuadre tjetër italiane./arbresh.info.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...