Google ADS

PSG fillon procesin për t’i vazhduar kontratat e Mbappe dhe Neymar

08:19 | 8 Janar 2020
Arbresh Info

PSG janë duke përgatitur kontratat e reja për dy sulmuesit e skuadrës, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Të dy lojtarët janë në formë të shkëlqyer dhe janë të kërkuar nga dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona, transmeton portali arbresh.info.

Sipas La Parisien, drejtori sportiv i “Parisienëve”, Leonardo ka hapur procesin për t’iu ofruar dy lojtarëve kontrata të reja në mënyrë që këta të fundit të qëndrojnë në “Parkun e Princave”.

Reali është i gatshëm të paguajë për francezin 400 milionë euro ndërsa Barcelona do të bëjë gjithçka për ta rikthyer në skuadër brazilianin.

Këtë sezon Mbappe ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar me 4 asistime, ndërsa Neymar ka dërguar topin në rrjetën kundërshtare 12 herë dhe ka bërë katër asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme