PSG është duke u munduar të fillojë negociatat me sulmuesin e Chelsea-s, Willian.
Brazilianit i skadon kontrata në qershor dhe ka pranuar se do largohet, pasi kërkesa e tij për kontratë trevjeçare është refuzuar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas AS, “Parisienët” janë duke u munduar të fitojnë këtë avantazh dhe ta transferojnë si lojtar i lirë gjatë verës.
Willian ka shënuar 59 gola dhe ka kontribuar me 59 asistime gjatë gjashtë viteve te “Blutë” duke bërë afër 330 paraqitje në të gjitha garat.
31-vjeçari ka thënë se preferon qëndrimin në Premierë Ligë derisa është i kërkuar nga Tottenham e Arsenal.
Interesim për të kishte edhe Barcelona, mirëpo para disa jave ka refuzuar mundësinë për ta transferuar./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...