PSG është i vetmi pretendent serioz për Vlahovic

08:13 | 20 Korrik 2023
E.H

Paris Saint-Germain është ende i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic.

Siç u raportua nga burime të ndryshme disa ditë më parë, lojtari ra dakord me PSG-në për kushtet e kontratës. Sipas të dhënave të përditësuara nga Sky Sport, Juventusi kërkon nga 70 deri në 75 milionë euro për Vlahovic.

Klubi parizien është i vetmi pretendent serioz për futbollistin 23-vjeçar, por ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare, shkruan abcnews.

Bayern dhe Tottenhami i Londrës ishin gjithashtu ndër pretendentët për Dusan Vlahovic. Kontrata e sulmuesit me Juventusin është deri në vitin 2026.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme