Tomas Tuhel nuk është më një trajner i PSG-së, ndonëse ende mungon një komunikim zyrtar nga klubi francez.
Gjermani nuk kishte marrëdhënie të mirë me drejtuesit e klubit dhe për këtë arsye është marrë vendimi për shkarkimin e tij. Vendin e Tuhelit pritet ta marrë një tjetër trajner i njohur, siç është Mauricio Pochettino, i cili prej një viti është papunë, nga koha kur u shkarkua nga Tottenhemi.
Megjithatë duket se Tuhel nuk do të qëndrojë për shumë gjatë pushim. Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Tuhel është favorit për të marrë drejtimin e Arsenalit.
“Topçinjtë” po kalojnë një moment shumë të vështirë dhe për këtë arsye, Mikel Arteta është shumë afër shkarkimit. Me shumë mundësi do të jetë trajneri gjerman zëvendësuesi i Artetës te londinezët, me shkarkimin që tashmë duket i pashmangshëm.
Rama, nesër mban konferencë për media mbi sukseset dhe plane...
Ministri Vitia: Nuk ka asnjë rast me virusin HMPV në Kosovë
Aplikimi i vaksinës HPV-së do të nisë edhe të djemtë në Koso...
Morën pjesë në tubime politike, suspendohen tre zyrtarë poli...
Vrasja në Shkodër, i riu pranon autorësinë: Më ndau motrën, ...
Kurti: Infrastruktura kulturore, rinore e sportive nuk është...