Google ADS

“PSG e kërkonte Thiagon, pastaj e mori Rafinhan”

17:02 | 3 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Babai i mesfushorit Thiago Alcantara, Manzinho ka zbuluar se PSG e donte në skuadër djalin e tij, mirëpo lojtari kishte arritur marrëveshje me Liverpoolin.

Alcantara pas fitimit të Ligës së Kampionëve me Bayern Munichun, refuzoi rinovimin e kontratës, meqenëse dëshironte sfidë të re, përcjellë lajmi.net.

Ndër skuadrat e interesuara ishte edhe gjiganti francez dhe këtë e ka konfirmuar babai i Alcantaras.

“Kisha biseduar me Leonardon (drejtori i PSG-së) para disa kohë, ishte për Thiagon. Leonardo e donte të PSG-ja, por Thiago kishte arritur marrëveshje me Liverpoolin”.

“Pastaj biseduam për Rafa, por nuk ishte në planet e Leonardos në ato momente. Mendoj se ai ka menduar, pastaj e pa mundësinë dhe vendosi ta transferojë”.

“Leonardo e donte Thiagon, pastaj mori Rafinhan dhe për Rafa ishte ëndërr për të që t’i bashkohet këtij klubi”, deklaroi ai.

Alcantara momentalisht është duke shkëlqyer të Liverpooli, derisa Rafinha ende nuk e ka fituar vendin në formacionin bazë të PSG.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme