Paris Saint-Germain janë të gatshëm që t’i ofrojnë Arsenalit lojtarin e tyre Julian Draxler për ta shkëmbyer atë me Matteo Guendouzi.
Francezi Guendouzi ka rigjetur formën e tij pasi u huazua në klubin e Hertha Berlin, duke shënuar dy herë në 13 paraqitjet e tij.
Megjithatë, e ardhmja e Guendouzi në Bundesliga mbetet akoma e paqartë pasi aty është shkarkuar trajneri Bruno Labbadia, i cili u zëvendësua nga Pal Dardai të hënën.
Gazeta franceze L’Equpipe raporton se PSG ka shprehur interesim të madh për të transferuar Guendouzi, transmeton lajmi.net.
Lojtari ka kaluar një kohë të madhe në klubin parisien, ku doli nga akademia e tyre duke luajtur aty për nëntë vite.
Mauricio Pochettino nuk e ka në planet e tij lojtarin Draxler dhe një shkëmbim i mundshëm mes tij dhe Guendouzi është i mundshëm.
Problemet me lëndime të Draxler, kanë ndikuar që ky i fundit të zhvillojë shumë pak minutazh me parisienët.
Në anën tjetër, Gunners pritet t’i zgjidhin problemet e tyre në mesfushë me huazimin e lojtarit të Real Madrid, Martin Odegaard.
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane