PSG e “hapur” për largimin e Neymar me opsionin për blerje

11:26 | 20 Gusht 2019
Arbresh Info

Paris Saint Germaini nuk ka hequr dorë nga opsioni që Barça pritet të propozojë.

E ardhmja e Neymar është gjithnjë e më afër mbylljes, jo vetëm për shkak të skuadrave por edhe për shkak të faktit se merkato e transferimeve po shkon drejt fundit, transmeton portali arbresh.info.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse PSG ka nisur për të vlerësuar më shumë opsionet.

Siç thuhet në një raport nga L’Equipe, një zyrtar i PSG-së ka thënë se “ne jemi të hapur për ndonjë transferim me opsionin për blerje të Neymarit por qëllimi nuk është për të arritur një marrëveshje por për të arritur deri te plotësimi i kushteve financiare”.

Kjo është hera e parë që dikush nga klubi francez vlerëson mundësinë për të lejuar largimin e Neymar në lidhje me një marrëveshje të tillë.

Oferta nga Barcelona është për huazimin e tij për një sezon dhe blerjen e tij më pas në vitin 2020./arbresh.info/


Lexo edhe:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme