Mesfushori i Paris Saint Germian, Marco Verratti ka qenë i lidhur me një transferim larg nga Parc des Princes që një kohë të gjatë deri tani.
Mesfushori i vogël ishte njëri nga lojtarët që ishte pjesë e shënjestrave të Barcelonës verën e kaluar, por gjiganti në Liga 1 refuzoi largimin e yllit të tyre për shkak se ata ishin duke u përgatitur për trofeun në Ligë të Kampionëve që tashmë është sërish një projekt i dështuar, transmeton portali arbresh.info.
Pas eliminimit të PSG nga kompeticioni më i madh evropian, Marco Verrati është duke u gjykuar për performancat e tij të dobëta dhe mediat franceze pretendojnë që zyrtarët në Paris Saint Germain janë të gatshëm tani për të shitur reprezentuesin e Italisë.
Gazeta franceze L’Equipe raporton që ‘Les Parisiens’ dëshirojnë të ndajnë rrugët me 25-vjeçarin verën e ardhshme në rast se shtrohet një ofertë prej 100 milionë euro.
Juventusi thuhet të jetë njëri nga klubet që vazhdon të vëzhgojë ish yllin e Pescaras, por raportet e fundit nga Anglia pretendojnë se Verrati mund të shkëmbehet ne Paul Pogban e Manchester United./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua