Paris Saint-Germain tashmë po përgatitet për larimin e Kylian Mbappe në fund të sezonit.
PSG ka qenë në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm dhe sulmuesi i Benficas, Darwin Nunez ka tërhequr interesin e drejtorëve të klubit.
Sulmuesi 22-vjeçar, i cili shënoi gjashtë herë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, është golashënuesi më i mirë kampionat portugez me 26 gola.
Paraqitje e Nunez gjatë dy viteve të fundit ka nxitur klubet më të mëdha evropiane si Barcelona, Atletico Madrid, Manchester United dhe PSG që të vihen pas tij.
Edhe pse klauzola e tij e blerjes është vendosur në 150 milionë euro, MARCA ka mësuar se klubi portugez do të ishte i gatshëm të ulë kërkesat.
Megjithatë, Benfica nuk do ta lërë të lirë nën çmimin që do të vendosin, ku pritet të jetë mbi 100 milionë euro, pasi e dinë se sulmuesi i tyre është një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.
Ndërkohë, paratë nuk do të ishin problem për PSG-në.
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...