PSG e gatshme të paguaj 90 milionë për Ivan Rakitic

19:38 | 23 Gusht 2018
Arbresh Info

Gara e Paris Saint Germain për shërbimet e Ivan Rakitic duket se është duke u nxehur pasi raportet e fundit pretendojnë se ata janë të gatshëm për të shpenzuar 90 milionë euro për reprezentuesin kroat.

‘Sport’ thekson se kampioni francez ka kontaktuar Barcelonën për të nisur negociatat për mesfushorin 30-vjeçar, transmeton portali arbresh.info.

PSG nuk është e gatshme për të paguar klauzolën e tij të blerjes prej 120 milionë euro, por duket se ata dëshirojnë të bisedojnë për të parë nëse lojtari është i interesuar për transferim në Parc des Princes.

Aktiviteti i fundit nga Rakitic në rrjete sociale është interpretuar nga shumica e tifozëve si një përkushtim ndaj besnikërisë te Barcelona pas spekulimeve rreth të ardhmes së tij.

https://twitter.com/ivanrakitic/status/1031891766436417536

Pavarësisht thashethemeve, gazeta e lartpërmendur shton se Barcelona nuk ka në plan t’i ofroj kontratë të përmirësuar Rakiticit për shkak se ata nuk mund të përballojnë rritje të fakturës së pagave tutje.

Raporti shton gjithashtu se PSG është i gatshëm për të hedhur para te Rakitic në përpjekjet e tyre për të joshur atë larg nga Camp Nou. Ata duken të gatshëm për t’i dyfishuar pagën në rast se pranon të finalizoj transferimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme