Portieri sllovak llogaritet si ndër më të mirët për momentin në botë dhe parisienët duan transferimin e tij.
Ka qenë e përditshmja franceze L’Equipe që ka raportuar se gjiganti nga Ligue 1 po synon transferimin e sllovenit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Oblak është i gatshëm të largohet nga Atletico Madrid pasi dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.
Nga ana tjetër kampionët në fuqi të Francës janë duke përgatitur një ofertë jashtëzakonisht të lartë për sllovenin.
PSG synon që ta bëjë Oblakun portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit, pasi sipas L’Equipe oferta pritet të jetë mbi 100 milionë euro.
27-vjeçari është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2014, kur madrilenët kishin paguar 16 milionë euro për transferimin e tij nga Benfica.
Oblak këtë edicion ka mbrojtur në 19 takime për Atletico Madridin, ku ka mbajtur portën e pa prekur në 11 prej tyre derisa ka pranuar vetëm 13 gola.
Gjithsesi dëshira e lojtarit është që të largohet dhe Atletico Madrid pritet të kënaqet me ofertën e parisienëve prej më shumë se 100 milionë euro për portierin slloven.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...