Google ADS

PSG e frikshme, Cavani e Mbappe nga dy gola ndaj Angers

19:00 | 4 Nëntor 2017
Arbresh Info

“Parisienët” kanë vazhduar me formë impresive në kampionatin francez duke mposhtur me rezultat të thellë rivalin e së shtunës.

Paris Saint Germain ka përforcuar kreun në Liga 1 pas fitores 0 me 5 ndaj Angers në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Jean Bouin në kuadër të xhiros së 12-të, shkruan portali arbresh.info.

Kylian Mbappe zhbllokoi rezultatin qysh në minutën e 5′ të ndeshjes duke shënuar gol pas super asistimit nga braziliani Dani Alves, i cili asistoi edhe në golin e dytë të realizuar pak minuta më vonë nga Julian Draxler (14′).

Superylli Edinson Cavani shënoi më pas për 3 me 0 në minutën e 30′ pas një kundërsulmi të shpejtë të organizuar nga mysafirët. Goli i dytë nga sulmuesi uruguaian erdhi në minutën e 60′.

Adoleshenti francez Kylian Mbappe shënoi golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e 84′ duke i dhënë fund takimit.

Paris Saint Germain tani ka 32 pikë në krye të tabelës në Liga 1, ndërsa Angers qëndron në pozitën e 13-të me vetëm 13 pikë./arbresh.info/

https://streamable.com/4kcgb

https://streamable.com/sdtat

https://streamable.com/1unkd

https://streamable.com/vzx7a

https://streamable.com/dqcjo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme