PSG e do yllin e Inter-it, nis menjëherë kontaktin

13:32 | 1 Shtator 2020
Arbresh Info

Me konfirmimin e trajnerit Antonio Conte, e ardhmja e qendërmbrojtësit Milan Skriniar, është larg “San Siro”.

Sllovaku humbi pozitën nga Godin, andaj “Neurazurët” e kanë nxjerrë në tregun veror, transmeton portali arbresh.info.

PSG është e gatshëm të negociojë për Skriniar, të cilin e shohin si pasuesi adekuat i Thiago Silva-s, ky i fundit u transferua te Chelsea.

Skrinar shihet si opsion mjaftë i vështirë shkaku i pagesës së lartë prej tre milionë euro, mirëpo kjo nuk i ka ndaluar “Parisienët” të provojnë të realizojnë transferimin.

Inter-i për Skriniar kërkon plotë 70 milionë euro, ndërsa nuk dihet nëse gjiganti francez do e paguajë.

Interesim për Skriniar, më herët ka pasur edhe gjiganti anglez Manchester City, por tani ka kthyer fokusimin te Kalidou Koulibaly i Napoli-t./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme