Siguria te klubi në Paris Saint Germain, që ndodhen në qytetin Saint Germain en Laye të Parisit, është dyfishuar si rezultat i arritjes së futbollistit brazilian Neymar.
Prezenca e Neymarit, i cili pas dy ditëve pushim në Saint Tropez dhe tri seancave stërvitore me klubin, ka shkaktuar kaos në ‘Camp des Loges’, transmeton portali arbresh.info.
Debutimi i tij në ligën franceze në ndeshjen kundër Guingampit të dielën nuk pritet të ndodhë pasi Barcelona ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për të lëshuar certifikatën e transferimit. Nëse ajo nuk arrinë sonte (e enjte), lojtari nuk mund të regjistrohet për atë ndeshje.
Gazeta ‘Le Parisien’ raporton gjithashtu se Neymar aktualisht është duke punuar i rrethuar nga brazilianët tjerë të skuadrës pasi ai nuk flet gjuhën franceze dhe nuk ka qenë në gjendje të komunikojmë me të gjithë bashkëlojtarët e tjerë./arbresh.info
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...