Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi e dëshiron trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola si pasues të Unai Emeryt, kur ky i fundit të largohet nga klubi parisien, shkruan Telegrafi.
Gjiganti francez nuk dëshiron të ndalet dhe ideja e tyre është që në Parc des Princes t’i sjellin emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.
Pasi thyen rekordin e transferimeve me afrimin e Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro, tani drejtuesit sheik të PSG-së duan Guardiolan në krye të skuadrës.
Është gazetari i njohur francez, Daniel Riolo, i cili ka bërë të ditur dëshirën e drejtuesve të klubit parisien për të pasur më të mirët në skuadër.
“Ëndrra e madhe e drejtuesve është të arrijnë te Guardiola”, ka thënë fillimisht Riolo për mediumin RMC.
Guardiola njihet për futbollin sulmues që aplikon (Getty Images)
“Ëndrra e tyre është që të rrëmbejnë më të mirët, ata kanë Neymar, ata duan trajnerin më të mirë, Guardiola”.
“Por në këtë rast, është e nevojshme të presësh fundin e vitit pa pasur garanci për ta bërë atë”.
“Kjo mund të jetë lojë. Mund të jetë lojë, por (drejtori sportiv) Antero Henrique nuk është domosdoshmërisht një tifoz”, përfundoi gazetari i njohur francez.
Ndryshe, PSG është lidhur edhe emra tjerë të trajnerëve të mëdhenj si Jose Mourinho, Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte. /Telegrafi/
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...