PSG i është dhënë drita jeshile nga UEFA se nuk do të thyejnë rregullat financiare të “Fair Play” në rast se dëshirojnë të transferojnë Neymarin.
Por raportohet se gjigantët francezë nuk duan të paguajnë tarifën e plotë të Barcelonës dhe janë të hapur për mundësinë e një marrëveshje duke kombinuar para dhe lojtarë.
Klauzola e lirimit të Neymar-it është 222 milionë euro ndërsa skuadra e “Ligue 1” do të duhet të paguajë edhe shumën prej 70 milionë eurove në formë të taksave – diçka që për të cilën nuk janë të prirur ta bëjnë zyrtarët e PSG-së.
Kështu, PSG-ja është e gatshme të ofroj Lucas Mouran, Blaise Matuidin, Angel di Marian, i cili kushton rreth 44 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse këtë ofertë të parisienëve do ta pranojë klubi katalonas pasi që dje presidenti i Barcës, Jose Maria Bartomeu kishte thënë qartë se nuk do të ketë asnjë cent zbritje për francezët për Neymarin.
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...
Koperniku: 2024 ishte viti më i nxehtë në histori
Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në...