PSG nuk do të udhëhiqet nga Christophe Galtier në sezonin e ardhshëm.
Kështu raporton e përditshmja franceze sportive “L’Equipe”.
Ky pritet të jetë epilogu i këtij fundedicioni pasi PSG me Galtier përjetoi një fiasko në Ligën e Kampionëve.
PSG fillimisht nuk arriti të fitojë vendin e parë në grup, e më pas në 1/16 u eliminuan nga Bayern Munich.
“L’Equipe” shkruan se këto ditë klubi do të shqyrtojë me kujdes kë të sjellë në vend të Galtier. Trajnerit të ri do t’i duhet të bëjë një rikonstruksion të plotë të skuadrës, ku nuk do të jenë yjet e mëdhenj si Lionel Messi dhe Neymar.
Sipas gazetës franceze, emri i parë në listë është trajneri aktual i Romës, Jose Mourinho. Me kalimin në Paris, portugezi do të kishte mundësinë të rikthehej në skenën më të madhe dhe të luftonte sërish për titullin e kampionit të Evropës.
Konkurrentë për të marrë drejtimin e PSG-së janë edhe trajneri i Bolognas, Thiago Motta dhe Marcelo Gallardo, i cili ka mbetur pa punë që nga largimi nga River Plate./rtk
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...