PSG nuk ka arritur ende një marrëveshje me Lionel Messin për vazhdimin e kontratës.
Një pjesë e mediave franceze pretendojnë se negociatat tashmë janë pezulluar. Kontrata e argjentinasit skadon në fund të sezonit aktual.
Ndërkohë, e përditshmja spanjolle “Marca” raporton se të dyja palët janë larg një marrëveshjeje.
Negociatat arritën në ngërç në janar, pas kthimit të Messit nga Katari, ku fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.
Të dy palët nuk kanë mundur të bien dakord për pagën. Babai i Messit kërkoi rritje prej 10 milionë eurosh, në mënyrë që djali i tij të fitojë 40 milionë euro në sezon.
35-vjeçari shënoi 18 gola e 17 asistime në 31 ndeshje për PSG-në në të gjitha garat këtë sezon.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...