Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi ndër vite është pëlqyer shumë nga Juventusi dhe duket që në këtë verë kalimi i tij te bardhenjtë mund të realizohet.
Argjentinasi ishte bashkuar me PSG-në në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës, ku Leonardo ia bëri dhuratë trajnerit Thomas Tuchel.
Ai është i huazuar me opsionin blerje nga PSG, ku Mauro Icardi mund të qëndrojë në Paris deri në fund të sezonit, pastaj të blihet nga klubi ose të kthehet te Interi.
Tani në mes është futur Juventusi, që së bashku me PSG-në mund të arrijnë një marrëveshje.
Sipas Sport Mediaset, Juventus ka përgatitur një ofertë për Mauro Icardin.
Dhe për ta bërë Leonardo të heqë dorë nga argjentinasi, Bianconerët flitet se janë gati që ta përfshijnë Miralem Pjanicin.
Vera mund të jetë e nxehtë rreth sulmuesit, i cili me shumë dëshirë do të kthehej në Itali.
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...