Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli i befasoi të gjithë në Kupën e Botës me inkuadrimin në lojë të Cristian Pavon.
Për ta marrë me vete sulmuesin në rusi mbetën jashtë Mauro Icardi i Interit dhe Diego Perotti i Romës.
Pavon luajti gjatë Kampionatit Botëror Rusia 2018 më shumë se super ylli i Juventusit, Paulo Dybala.
Por falë paraqitjeve të tij, tani lojtari pritet të largohet drejt Evropës.
Cristian Pavon duke festuar një gol me fanellën e Boca Juniors (Getty Images)
Edhe pse e vazhdoi kontratën me Boca Juniorsin deri në vitin 2022, dy skuadra të mëdha po e duan lojtarin.
22-vjeçari është duke u kërkuar nga dy gjigantët evropian Arsenal dhe Paris Saint Germain.
Edicionin e kaluar Pavon shkëlqeu me Boca Juniorsin ku shënoi shtatë gola dhe bëri 19 asistime në 32 ndeshje.
Për ta lënë të lirë yllin e tyre, Boca po kërkon rreth 40 milionë euro. /Telegrafi
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...