Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi sepse nuk beson që e ka 100 për qind prapa tij dhomën e zhveshjes.
Bazuar në ekspertin e futbollit spanjoll në ‘Sky Sports’, Guillem Balague, kjo është arsyeja te kampi në Real Madrid që Zinedine tani nuk dëshiron më të bashkëpunojë, transmeton portali arbresh.info.
Vetëm disa momente pasi Zidane tronditi botën e futbollit duke njoftuar largimin dhe vetëm tri ditë pas fitores për të tretën herë radhazi të trofeut në Ligë të Kampionëve, Balague ka zbuluar:
“Ai beson që lojtarët nuk janë duke e dëgjuar atë dhe se ai nuk është aq i rëndësishëm. Kështu duket se është duke u përpjekur për të thënë ai”
“Ai beson që dikush tjetër duhet të vij dhe të përballet me këtë. Ai e ndjen që dinamika ka ndryshuat në një pikë”
“Ai i ka siguruar skuadrës nëntë nga 13 titujt e mundshëm – çfarë tjetër mund të bëjë ai në Real Madrid?”
“Nuk është larg ajo që ata nuk mund të menaxhohen, nuk është e lehtë për të menaxhuar situatat që janë duke ardhur, si e ardhmja e Cristiano Ronaldos, ai nuk dëshiron të përballet me këtë”
“Lojtarët janë njoftuar sot vetëm përmes një mesazhi. Ai ka folur vetëm me Sergio Ramosin dhe ka ndërmend të flas me kapitenët e tjerë brenda orëve të ardhshme”
Zidane është bërë trajneri i parë që ka fituar tri kupa evropiane radhazi me fitoren ndaj Liverpoolit të shtunën./arbresh.info/