Neymar nuk u largua nga Barcelona për shkak të të hollave, por ishte për “sfidë”, konfirmon babai i tij.
Ylli i Paris Saint Germainit ka shënuar tetë gola deri tani për parisienët qysh pas transferimit rekord për 222 milionë euro këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Shumë besuan që superylli brazilian i talentuar dëshironte të realizohej transferimi për shkak të të hollave duke parë që paga e tij vjetore arrinte në 36.8 milionë në vit, por babai i tij ka thënë se “sfida” ishte e gjitha që kërkonte djali i tij.
“Ai e dëshironte këtë sfidë dhe ne e mbështetëm atë. Por, vendimi i tij për të ardhur në Paris nuk ishte befasi për mua. Ne kishim një ofertë vitin e kaluar por ne nuk arritëm marrëveshje”
Duke folur për ‘Telefoot’, babai i tij ka zbuluar gjithashtu që “shokët si Messi, Suarez, Rakitic dhe Pique janë përpjekur të gjithë për ta mbajtur atë në skuadër por ishte e vështirë sepse Neymar dëshironte me të vërtetë transferimin”.
“Këtë herë oferta nga Paris Saint Germain ishte shumë interesante. Ideja për të fituar Ligën e Kampionëve dhe ligën franceze e kënaqi atë”
“E vërteta është se kam qenë unë personi që ka hezituar deri në momentin e fundit”
“I kam thënë Neymarit se ju jeni i qetë, ju jeni në zonë të përshtatshme te Barcelona kështu që zgjedhja më e mirë nga ti është që të qëndrosh. Por, ai dëshironte të dal [nga zona e përshtatshme] dhe të vendos vetën në rrezik, të rrezikonte”
Neymar ka pasur një ndikim të madh te klubi si në ligë ashtu edhe në kompeticionin evropian qysh pas transferimit në Parc des Princes./arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju