Mauro Icardi kishte arritur në Barcelonë në vitin 2008, por u largua tri vite më vonë për shkak të ndryshimeve në stil të futbollit dhe mentalitetit të “Blaugranëve”.
Në vitin 2001, kriza ekonomike në Argjentinë detyroi familjen e tij të emigrojë në Spanjë dhe të vendoset në Ishujt Canary, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi i Interit nisi karrierën e tij te Union Deportiva Vecindario, para se të vëzhgohet dhe të transferohet nga gjiganti katalunas.
Ai arriti në La Masia në moshën 15 vjeçare, por asgjë nuk shkoi ashtu siç një fëmijë i moshës së tij ëndërronte.
“Loja e Barcelonës ishte shumë ndryshe nga karakteristikat e mia dhe ne zgjodhën për një ndryshim duke kaluar në futbollin italian, i cili është një i tillë që më përshtatet shumë mua”, ka thënë argjentinasi.
Duke folur në vetën e parë shumës, ai ishte duke iu referuar ish agjentit të tij Abian Morano, i cili zbuloi arsyet e largimit, transmeton portali arbresh.info.
“Largimi nga Barcelona i ndryshoi jetën Icardit”, ka thënë ai për ‘Toda Pasion’.
“Kalimi te futbolli italian ishte vendimtar dhe unë jam i bindur që pa atë vendim sot nuk do të ishte një futbollist profesional”
“Sistemi i Barcelonës ndryshoi, pasi sulmuesit shkuan në prapavijë”
“Në skuadrën e parë, Samuel Eto’o ishte zhvendosur në krah, ndërkohë që David Villa dhe madje edhe Zlatan Ibrahimovic shpenzuan thuajse një vit në bankinë”
“Icardi ishte një sulmues i pastër dhe ata rrëzuan atë sistem në të gjitha radhët e të rinjve”
Një dekadë pasi nënshkroi për Barcelonën, Icardi do të vendos këmbën në fushën e Camp Nout për tu përballur me ish skuadrën e tij të mërkurën./arbresh.info/
Shqipëria uron për fitoren presidentin e zgjedhur Donald Tru...
”Pse jo para tre viteve?”, Kica-Xhelili akuzon qeverinë për ...
Muçi shënon gol në fitoren e Malmos në Europa League
Drenusha për Atillën: Nëse më kërkon falje ia tërheq rastin ...
DW: Qendrat italiane të migrantëve në Shqipëri nuk duhet të ...
Rukiqi: Me Abdixhikun kryeministër do të riparohen raportet ...