Mund të duket e çuditshme që skuadra më e suksesshme në historinë e Ligës së Kampionëve do të jetë në vazon e dytë për shortin e sotëm.
Por Real Madridi gjendet aty pasi dështoi në përpjekjet për të fituar La Ligën ose Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Futbollistët e Zinedine Zidane përfunduan sezonin në vendin e tretë dhe u eliminuan herët në Ligën e Kampionëve, kështu që nuk u lejua të ishte në vazon e parë, përcjell lajmi.net.
Vazo e parë përbëhet nga kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve (Liverpool), fituesi i Ligës së Evropës (Chelsea) dhe kampionët e gjashtë ligave të rangut më të lartë (Manchester City, Barcelona, Bayern Munich, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Zenit St Petersburg) .
Madridi është futur në vazon e dytë sepse të gjitha 24 skuadrat e mbetura janë më të dobëta në bazë të koeficientit të tyre të UEFA-s – gjigantët e La Ligës kanë më shumë pikë se çdo skuadër tjetër me 146 sosh.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...