Cristiano Ronaldo është duke u shqetësuar gjithmonë e më shumë pasi Real Madridi i është vënë pas fuqishëm yllit të Chelseat, Eden Hazard.
Edhe pse në shkrimet e fundit thuhet se lojtari nuk do të largohet nga Blutë, krerët e Realit, përfshirë edhe presidentin Florentino Perez, e kanë bindur yllin belg që të bashkohet me mbretërit në verë.
Flitet se Perez është i gatshëm të paguajë për Hazardin 80 milionë euro.
Në këtë ofertë futet sulmuesi Alvaro Morata që çmimi i tij llogaritet 50 milionë euro dhe 30 milionë euro të tjera pritet të paguhen.
Don Balon shkruan se Ronaldo ndjehet i kërcënuar me ardhjen me belgut.
Ronaldo aktualisht vëmendjen është duke e ndarë me Gareth Balen, ndërsa ardhja e Hazardit do ta rrezikonte shumë.
Burime pranë lojtarit kanë thënë se ardhja e Hazard e shqetëson portugezin edhe pse ai do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën, por jo për pozitën e Ronaldos në klub.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet