Xherdan Shaqiri ka treguar arsyet e formës së tij të mirë me Stoke Cityn, ku futbollisti kosovar po shkëlqen në ndeshjet e fundit në kampionatin anglez.
Mesfushori kosovar i Zvicrës, i cili shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Leicester Cityt, ka folur për formën e tij të mirë dhe trajnerin e ri gjatë një interviste për Sky Sports, raporton Insporti
Shaqiri, që ka rigjetur formën e tij të jetës në kampionatin anglez, duke filluar me ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Paul Lambert, ka thënë se trajneri ka një pjesë të meritave për formën e mirë të tij.
Futbollisti 26-vjeçar, tha se përkundër vështirësive në të cilat po kalon Stoke, beson që forma individuale e tij është më e mira që ai ka pasur deri tani me fanellëën e klubit anglez.
“Nuk është sezoni më i mirë për Stoke, por si lojtar ju tentoni të bëni më të mirën për të dhuruar paraqitje të mira”, tha Shaqiri.
“Personalisht, ky ka qenë sezoni më i mirë për mua dhe jam i kënaqur me paraqitjet këtë edicio. Por, nuk jam i kënaqur me atë se si po shkon sezoni për ekipin”, shtoi kosovari.
Dallimet e Premierligës me Bundesligën dhe Serie A
Sipas Shaqirit, dallimet në mes të kampionatit anglez, dhe atyre gjerman dhe italian [ku ai është aktivizuar te Bayern Munchen, respektivisht Interi], është i madh.
“Kjo ligë është ndryshe nga Italia dhe Gjermania – ju duhet të adaptoheni”, tha Shaqiri.
“Është viti im i tretë, dhe mund të them se ‘tani jam këtu’, dhe se kam bërë shumë mirë. Në Premeirligë ju nevojitet kohë – jam shumë i lumtur me paraqitjet e mija pro si ekip duhet të bëjmë më mirë”, vazhdoi ai.
Me tri humbje në 6 ndeshjet e fundit, Stoke aktualisht renditet e 19-ta në Premierligë, ndërkaq në takimin e fundit barazoi në udhëtim me Leicesterin.
Por Lambert, që zëvendësoi Mark Hughes muajin e kaluar, ka pasur ndikim pozitiv në skuadër, sipas Shaqirit.
Ai ka ndikuar edhe në formën e mirë në të cilën po kalon Shaqiri, ndërkaq më herët këtë muaj kishte thurur lavde për kosovarin.
Shaqiri gjithashtu ka zbuluar sekretet e trajnerit të ri, që sipas kosovarit, ka ndihmuar që të ngris atmosferën dhe shpirtin e ekipit, në luftën për mbijetesë në Premierligë.
Që prej kur mori drejtimin e ekipit, Paul Lambert ka rritur intensitetin e seancave stërvitore dhe ka tentuar të bashkojë ekipin duke bërë që lojtarët të drekojnë dhe darkojnë së bashku, pa praninë e telefonëve mobil.
Shaqiri mendon se ky lloj i menaxhimit është i ndikuar nga përvojat e Lambert që ai kishte pasur gjatë punës së tij në Gjermani.
“Ai ka mentalitet gjermani me ekipet e tij, jam shumë i lumtur që ai erdhi këtu”, tha Shaqiri në intervistën me Sky Sports.
“Në ekipet gjermane ata gjithmonë hanë së bashku – nuk ka telefona në tavolinë. Kjo na ka bashkuar – kur hani së bashku ju mund të flisni me shokët ekipit me të cilët normalisht ju nuk filsni shumë. Është gjë e mirë.
“Ju dënoheni nëse merrni telefonin tuaj në darkë! Duhet të respektoni rregullat. Çdokush e respekton këtë – ekipi është më kompakt tani. Kjo është e rëndësishme për një ekip që tani ka nevojë për këtë. Jemi me vetëbesim dhe të lumtur”, e përfundon intervistën e tij Shaqiri.
Shaqiri do të ketë mundësinë të arrijë rekordin 50-vjeçar në Premierligë këtë të shtunë, në ndeshjen që Stoke e zhvillon kundër Southamptonit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...