Menaxheri Mario Giuffredi i ka dalë në mbrojtje futbollistit të përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysaj, i cili ishte kritikuar një ditë më parë nga presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Ai e pranon se Hysaj kishte gabuar në disa ndeshje, por nuk i pëlqen kritika e presidentit.
“Problemi është të kuptohet pse Hysaj nuk luajti mirë disa ndeshje, por jo gjithmonë lojtarët mund të jenë në maksimumin e tyre. Ai ka bërë një kampionat të shkëlqyer një sezon më parë ndërsa në të fundit kishte ndonjë pasiguri”, tha fillimisht Giuffredi për TMW.
“Sipas meje, gjithçka është thënë, është e pasaktë. Është e vërtetë që ka filluar sezonin e kaluar në mënyrë të ndryshme pasi vinte nga Evropiani dhe bisedimet për rinovimin e shpërqendruan pak. Pastaj erdhi edhe lindja e djalit të tij, ka jetuar disa situata që nuk e lejuan që të shprehej në maksimum”, vazhdoi ai.
“Por duhet të them se Hysaj, që nga mesi i sezonit e deri në fundin e kampionatit, ka luajtur ashtu si në vitin e mëparshëm. Që nga mesi i sezonit ishte një lojtar me rendiment të lartë, ashtu siç ka qenë gjithmonë’, deklaroi në fund Giuffredi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...