Ylli i Manchester United, Phil Jones shihet se ka një fashë të bardhë të lidhur në kokën e tij në ndeshjen kundër Barcelonës.
Dy gjigantët janë takuar në Camp Nou për të zhvilluar ndeshjen kthyese në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri bëri disa ndryshime të mëdha para fillimit të ndeshjes duke zgjedhur një katërshe të pazakonshme prapa. Përfshirja e Phil Jones në formacion ka lënë tifozët duke menduar se ai ishte vendosur për të luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes.
Por, ish lojtari i Blackburnit në fakt ka startuar në mesfushë së bashku me Chris Smalling duke pasur gjithashtu një fashë të lidhur në kokën e tij.
Kjo është bërë për shkak të një lëndimi të tmerrshëm që Jones pësoi gjatë ndeshjes të së shtunës kundër West Hamit.
27-vjeçari u lëndua në fytyrë gjatë fitores 2 me 1 ndaj “Hammers” në Old Trafford./arbresh.info/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...