Pjesa ku po zhvillohej konferenca për shtyp e Andres Iniestas që konfirmoi vendimin për largim nga Barcelona këtë të premte ishte e stërmbushur, por Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk ishin të pranishëm.
Mesfushori njoftoi se pas më shumë se 20 vite në Barcelonë, ai ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij në klub, transmeton portali arbresh.info.
Ai nuk zbuloi se ku do të shkoj, por bëri të qartë se nuk do të qëndrojë në Evropë për shkak se nuk dëshiron të përballet kundër klubit që e do.Presidenti Josep Maria Bartomeu, anëtarë të familjes së lojtarit, stafi i trajnerëve dhe të gjithë anëtarët e skuadrës së parë të Barcelonës ishin të pranishëm, por jo edhe Lionel Messi dhe Luis Suarez.
Ishte një befasi për të mos parë aty kapitenin e dytë të skuadrës dhe sulmuesin uruguaian në një ditë kaq të rëndësishme për karrierën e Iniestas.
Versioni të cilin Barcelona e ka dhënë shpjegon që mungesa e lojtarëve ka ndodhur për shkak se dyshja është dashur të marrin pjesë në një çështje private që po zhvillohej në të njëjtë kohë me konferencën për shtyp./arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...