Google ADS

Pse Jose Mourinho e puthi dorën në minutën e 93 të ndeshjes ndaj Celta Vigos? (VIDEO)

09:44 | 12 Maj 2017
Arbresh Info

Manchester United tashmë ka fituar ‘EFL Cup’ këtë sezon dhe tani ka edhe një shans për të fituar trofe pas arritjes në finale të Evropa Ligës.

Edhe pse nuk e kishin lehtë takimin ndaj Celta Vigos që përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2 me 1, “Djajtë e Kuq” arritën të sigurojnë pjesëmarrjen në finale ku do të takohen me Ajaxin në Stockholm më 24 maj, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri Jose Mourinho kishte tërhequr vëmendjen me gjestin e tij jashtë linjave vetëm disa minuta pa përfunduar ndeshja. Portugezi ishte kapur nga kamerat televizive duke puthur dorën derisa skuadra mysafire kërkonte një gol për të avancuar tutje ndaj gjigantit anglez.

Por, pse e ka puthur dorën Jose Mourinho?

Arsyeja qëndron se në atë pjesë të dorës, trajneri ka tatuazh emrat e gruas së tij, vajzës dhe djalit (Tami, Tita dhe Zuca)./arbresh.info

https://twitter.com/GMS678/status/862800314205908992

Dora e Jose Mourinhos
Dora e Jose Mourinhos

Të ngjashme