Google ADS

Pse ishte Jose Mourinho mbrëmë në Emirates?

17:56 | 25 Tetor 2019
Arbresh Info

Jose Mourinho ishte i pranishëm në stadiumin Emirates gjatë fitores së Arsenalit në sekondat e fundit në ndeshjen 3 me 2 ndaj Vitorias në Evropa Ligë.

Portugezi nuk është shfaqur nga kamerat televizive por besohet të ketë shikuar ndeshjen në një hapësirë ekskluzive lartë, transmeton portali arbresh.info.

Mourinho, prezenca e të cilit ka ngazëllyer tifozët e Arsenalit derisa presoni ndaj Unai Emeryt po rritet, ka qenë pa klub qysh pasi ka ndarë rrugët me Manchester United në dhjetor të 2018-ës.

Edhe pse “Topçinjtë” u larguan me fitore, ndeshja ishte dominuar nga një tjetër ngjarja që përfshinte mesfushorin Mesut Ozil, i cili ka shkëlqyer nën udhëheqjen e Mourinhos në Real Madrid.

Zgjedhja e Emeryt për të mos startuar me gjermanin qysh pasi udhëhoqi klubin në fitoren 5 me 0 të Arsenalit ndaj Nottingham Forest në shtator ka lënë disa tifozë të Arsenalit të hutuar.

Trajneri 56-vjeçar është përfolur për të marrë detyrën te Borussia Dortmundi ndërkohë që një numër i madh i “Topçinjve” shpresojnë që kjo të mos ndodhë.

https://twitter.com/ZR_7G1/status/1187660770076712960

https://twitter.com/GabonLW/status/1187667932983320576

https://twitter.com/urbanarsenaI/status/1187667253921230848?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1187667253921230848&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.football.london%2Farsenal-fc%2Fnews%2Fjose-mourinho-emirates-arsenal-reaction-17145040

Sidoqoftë, Mourinho nuk ishte në Emirates për të folur me zyrtarët në mënyrë për të zëvendësuar spanjollin Unai Emery.

Trajneri i lindur në Setubal ishte aty për të mbështetur klubin nga vendlindjen e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme