Pse Granit Xhaka mungon në ndeshjen Arsenal – Crystal Palace?

18:17 | 21 Prill 2019
Arbresh Info

Arsenali është nikoqir i Crystal Palaces këtë të diele derisa synojnë të shfrytëzojnë disa rezultate të favorshme.

Tottenhami që qëndron në pozitën e tretë humbi 1 me 0 ndaj Manchester Cityt të dielën, gjë që do të thotë se Arsenali që është në pozitën e katërt mund të kalojë mbi ata me dy pikë më shumë në rast se e mposhtin Palacen, transmeton portali arbresh.info.

Manchester United i vendosur në pozitën e gjashtë u poshtërua duke humbur 4 me 0 nga Evertoni sot.

Kjo do të thotë që nëse Arsenali fiton ndaj Palaces, ata do të kenë pesë pikë më shumë se United duke shijuar një shtytje të madhe në garën për futbollin e Ligës së Kampionëve.

Crystal Palace nga ana tjetër është e sigurt në ligë edhe për një sezon për shkak se ata tashmë kanë 39 pikë.


Pse mungon Granit Xhaka?

Si gjithmonë, “Topçinjtë” publikojnë skuadrën e tyre për ndeshje një orë para fillimit.

Njëmbëdhjetësha startuese ishte standarde, përveç Mohamed Elnenyt në qendër të mesfushës.

Granit Xhaka është lënë plotësisht jashtë skuadrës prej 18 lojtarëve dhe Eleneny ka startuar në vend të tij, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/Arsenal/status/1119965011429007360

Xhaka ka luajtur 90 minuta të plotë në fitoren e fundit të Arsenalit kundër Watfordit dhe arriti të jetë edhe për 61 minuta kundër Napolit të enjten.

Prandaj, mungesa e tij nga skuadra e plotë për ndeshjen ndaj skuadrës së Roy Hodgsonit ishte pak e befasishme.

Megjithatë, Arsenali ka zbuluar se Xhaka nuk do të luaj sot dhe vendimi është marrë si një masë paraprake.

Xhaka sigurisht se ishte një mungesë e madhe në qendër të mesfushës së Arsenalit në këtë ndeshje për shkak se mysafirët në Emirates kaluan të parët në avantazh.

Por, Mesut Ozil barazoi gjithçka qysh në fillim të pjesës së dytë për 1 me 1.

Mungesa e Granit Xhakës ishte vërejtur shumë kur Arsenali humbi 1 me 0 ndaj Evertonit në fillim të këtij muaji./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme