Spanja mposhti Italinë me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian.
Shënues i golit të vetëm ishte Riccardo Calafiori, mbrojtësi 22-vjeçar i Bolognas, i cili devijoi një top në rrjetën e tij.
Me këtë rezultat spanjollët siguruan kalimin në fazën e 16-të më të mirave, ndërsa në xhiron e fundit do ë përballen me Shqipërinë.
Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
Shqipëria nuk mund të jetë më e para në grup sepse ai pozicion i takon Spanjës. Megjithatë, fitorja e La Roja nuk është një lajm i keq sepse Shqipëria tani ka gjasa për të kaluar tutje.
La Roja për ndeshjen e fundit, do të pushojë me shumë gjasë disa nga yjet që luajtën dy ndeshjet e para, me Rodrin, që po ashtu nuk ka të drejtë loje.
Shqipëria do të kualifikohet si e dyta në grup: Nëse mund Spanjën dhe paralelisht Italia mundet nga Kroacia, por me këtë të fundit që nuk siguron një golavarazh më të mirë të përgjithshëm se kuqezinjtë.
Aktualisht golavarazhi është -1 për Shqipërinë dhe -3 për Kroacinë.
Shqipëria del e treta: Nëse fiton me Spanjën, por Kroacia fiton me një golavarazh më të thellë duke kapërcyer atë të kuqezinjve, nëse Italia fiton ose barazon ndeshjen.
Në këtë variant, me 4 pikë, Shqipëria do të kishte thuajse të sigurt kualifikimin por si mes të tretave më të mira në Europian.
Shqipëria mund të dalë e treta në grup edhe duke barazuar apo humbur ndeshjen, për sa kohë që Kroacia nuk regjistron një rezultat më të mirë.
Por pastaj kualifikimi si e treta më e mirë do të ishte shumë i komplikuar dhe do varej nga situata e grupeve të tjera, duke marrë si faktor pikët apo edhe golavarazhin e përgjithshëm. /Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...