Pse është duke u zvarritur transferimi i Xherdan Shaqirit në Liverpool?

15:50 | 6 Korrik 2018
Arbresh Info

Liverpooli duket se është i vendosur për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin këtë verë dhe një përditësim i ri ka ardhur sa i përket një transferimi të mundshëm.

Reprezentuesi zviceran do të largohet nga Stoke City pas dëbimit të tyre nga Premierë Liga dhe Liverpooli ka qenë klubi që është përfolur më së shumti për transferimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Këtë javë ka pasur sugjerime që një marrëveshje mund të finalizohet së shpejti, por tani është duke u përfolur për një tjetër zhvillim rreth kësaj çështje.

‘Liverpool Echo’ është duke raportuar që këtu nuk ka marrëveshje me lojtarin dhe “Redsat” madje as nuk kanë reaguar.

Derisa interesimi në lojtarin është i vërtetë, marrëveshja nuk është afër finalizimit seç ishte një javë më parë. E gjithë kjo është duke ndodhur për shkak se klubi nuk ka bërë ende ndonjë ofertë zyrtare për lojtarin, madje edhe pse pritet që në këtë pikë kjo do të ndodhë.

Bazuar në raportin nga burimi i lartpërmendur, Liverpooli tani duhet të vendos nëse ata do të firmosin interesimin e tyre në lojtarin pas eliminimit të Zvicrës në Kampionatin Botëror.

Në rast se ata vendosin për ta bërë këtë, marrëveshja pritet të finalizohet me shpejtësi dhe kosovari mund të prezantohet si lojtar i Liverpoolit shumë shpejtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme